Naked City
Aktori Mr. Bean ndahet nga gruaja?
Aktori i famshëm për rolin e Mr Bean dhe gruaja e tij Sunetra duket të kenë një krisje në martesën e tyre 23 vjeçare.
Çifti, i cili ka dy fëmijë, Beniaminin, 20 vjeç, dheLily, 19 vjeç, nuk janë parë në publik së bashku për disa muaj.
“Ata janë ndarë,” thotë një anëtar i rrethit të tyre shoqëror. “Ai ka një shoqe të re”. Atkinson dhe Sunetra së fundmi ishin fotografuar së bashku në Goodwood, Wesr Sussex, në gusht 2012.
Beyonce merr dhuratë nga Jay Z. për Shën Valentin .
Jay Z. zgjodhi një byzylyk të thjeshtë, të paktën për buxhetin e tij, për t’i kujtuar Beyonces dashurinë që ndien për të në këtë Shën Valentin.
Reperi 44-vjeçar, sipas asaj që raportuan mediat amerikane, zgjodhi një byzylyk të përbërë nga ari dhe argjendi për bashkëshorten e tij.
Ndonëse me një vlerë prej 2.390 dollarësh, byzylyku mund të mbetet tepër i shtrenjtë për shumë prej nesh, për një njeri me pasurinë e Jay Z. kjo dhuratë mund të konsiderohet më shumë si diçka simbolike, e njëkohësisht fine.
Kardashian, një tjetër set fotosh të nxehta.
Kim Kardashian të enjten ndau me fansat e saj të shumtë disa fotografi të rejaprovokuese. Thuajse gjysmë e zhveshur 33 vjeçarja ka postuar fotot në të njëjtën ditë kur rrjeti TMZ raportoi se “Keeping Up With The Kardashians” ka xhiruar më shumë se 40 milion dollarë.
Skenat lesbike të Mel B.
Ka pranuar më herët se ka patur një lidhje pesë vjeçare lesbike me një femër. Duket se Mel B ende ka pasion për këtë lloj raporti brenda të njëjtit seks. Të paktën këtë të lë të kuptosh nëse shikon fotografitë e realizuara në bordin e një jahti ku 38 vjeçarja shfaqet në relaks pranë dy mikeshave të saja.
Rihanna: Gati sa nuk kishte falimentuar !
Rihanna ka thënë se kontabilisti i saj mori aq shumë vendime krye në veti saqë gati sa nuk e kishte bankrotuar tërësisht këngëtaren kah fundi i vitit 2009.
Bukuroshja nga Barbadosi në dokumentet legale ka pohuar se në fillim të këtij viti kishte 11 milionë dollarë por në fund të vitit kishte mësuar se kontabilisti i saj kishte bërë shumë gabime duke i lënë këngëtares vetëm dy milionë.
Për të rënduar edhe më shumë situatën, shpenzimet e saj u dyfishuan dhe kështu ajo ishte buzë falimentimit, transmeton Koha.net.
Shpati dhe Afërdita, bashkohen përsëri.
Janë ndarë, pastaj janë pajtuan, përsëri u ndanë mirpo tash më janë bashkë.
Rikthehen tek njëri tjetri duke lënë
mënjanë gjithçka që u përfol rreth tyre. Shpat kasapi dhe Afërdita Dreshaj janë sërish të lidhur dhe këtë e ka konfirmuar një mik i tyre. Mesa duket ka ndikuar vërtet magjia e Shën Valentinit ose fakti që nuk rrinë dot pa njëri tjetrin.
Nuk ka më Leo Di Caprio, apo Jakub Kindl për Afërditën është Shpat Kasapi. Kanë preferuar të mos e bëjnë menjëherë publik lajmin por nuk ka më dyshime, Shpati dhe Afërdita rikthehen tek njëri- tjetri.
Të nominuarit e Oscar-it: Çantë me dhurata të çmuara!
Emrat më të mëdhenj të Hollivudit të cilët do të jenë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar do të dalin të gjithë të fituar pasi edhe nëse nuk vlerësohen me statujën e lakmuar në mbrëmjen e 2 marsit, ata do të marrin një çantë me dhurata që do të kapë vlerën e 55 mijë dollarëve.
Çdo aktor dhe regjisor që është në listën e të nominuarve për çmim Oscar do të marrë me vete çantën me dhurata ku do të gjejnë pushime falas në vendet më luksoze, ora të çmuara dhe bizhuteri të shtrenjta.
Tendencë e re, dashuria për veten quhet “selfie”
Përpara daljes së telefonave të teknologjisë së lartë ekzistonte vetëm një mënyrë e vetme për të bërë foto…!!!, dikush duhet të të fotografonte. Askush nuk kishte një program për të rregulluar sytë apo për ti vendosur filtra fotos.Ishin pikërisht telefonat “hi-tech” që sollën edhe një pasion apo mani të re…fotot “selfie”. “Fjala “selfie” (nga anglisht self-vete) përdoret për të treguar një foto që ne ja bëjmë vetës, shpesherë portret. Për herë të parë ajo u përdor nga fotografi anglez Jim Crause në vitin 2005.
“The Wolf of Wall Street” i Martin Scorsese thyen rekord !
Edhe pse në moshë 71-vjeçe, Martin Scorsese, ka arritur sukses të reja në karrierën e tij të pasur.
Filmi më i ri i regjisorit nga New Yorku , “The Wolf of Wall Street”, sapo është bërë filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave i regjisorit në box-office.
Vikendin e kaluar, filmi komedi e zezë, ku luan Leonardo DiCaprio në rolin e komisionarit të Wall Street, Jordan Belfort, ka kaluar shifrën e 300 milionë dollarëve sa u takon shitjeve globale të biletave.
Selena Gomez, imazhi i “Adidas NEO”
Selena Gomez është e vendosur që të lërë kohën e kaluar gjatë muajit Janar në një klinikë rehabilitimi për të rinj sa më shpejt pas krahëve të saj.
Dhe mënyra më e mirë, për të mos u tunduar nga varësitë apo problemet e mundshme emocionale, është ajo e zënies së kohës së lirë me punë.
21-vjeçarja, një prej ikonave të adoleshentëve, u shndërrua në imazhin e një fushate të re publicitare të një marke veshjesh të "Adidas-NEO".