Tendencë e re, dashuria për veten quhet “selfie”
Përpara daljes së telefonave të teknologjisë së lartë ekzistonte vetëm një mënyrë e vetme për të bërë foto…!!!, dikush duhet të të fotografonte. Askush nuk kishte një program për të rregulluar sytë apo për ti vendosur filtra fotos.Ishin pikërisht telefonat “hi-tech” që sollën edhe një pasion apo mani të re…fotot “selfie”. “Fjala “selfie” (nga anglisht self-vete) përdoret për të treguar një foto që ne ja bëjmë vetës, shpesherë portret. Për herë të parë ajo u përdor nga fotografi anglez Jim Crause në vitin 2005.
Jo më kot “selfie” fjalori prestigjoz i Oksfordit e ka kurorëzuar si fjalën e vitit 2013. “Nëse jam diku me të dashurin tim, dhe dua të kem një foto nuk jam e detyruar të bezdis një kamerier apo kalimtar për ta bërë atë. Mjafton nje selfie dhe kujtimet tona fiksohen” thotë Ada, një 22 vjeçare nga Tirana. Sipas Adës, veçanërisht kur je me pushime apo duke vizituar një vend të huaj selfit janë me të vërtëtë të këndëshme. “Mund të fiksosh praktikisht çdo moment” thotë ajo.
Nese hap rrjetet sociale gjen pafund foto tipike të këtij lloji. Personazhet publikë janë të parët që e kanë rrokur këtë tendencë.
Add new comment