Naked City

Çmimet Oscar, çështje peshe

Postuar në 08 Shkurt, 2014 13:47

Çmimet Oscar janë më të lakmuarat nga aktorët e Hollivudit dhe në historinë e kinemasë ka shumë raste kur këto çmime kanë shkuar për aktorët që kanë modifikuar pamjen e tyre në ekstrem për t’u përshtatur sa më shumë me personazhin.

Këtë vit dy aktorë e kanë bërë këtë gjë dhe të dy janë kandidatë për çmimin e aktorit më të mirë protagonist.

Swanapoel rikthen muajt e verës

Postuar në 08 Shkurt, 2014 13:44

Candice Swanapoel riktheu muajt e verës, duke postuar një foto të nxehtë të trupit të saj në “Instagram”.
Modelja afrikanojugore, e konsideruar gjerësisht si një prej femrave më tërheqëse të botës, e bëri këtë postim nga Nju Jorku, ku shkëlqeu në një paradë mode duke mbajtur disa fustane të shkurtër.

25-vjeçarja ishte gjatë 2013-s e zgjedhura për të mbajtur reçipetat dhjetë milionë dollarëshe, të prodhuar nga “Victoria’s Secret” posaçërisht për sfilatën madhështore të fundvitit.

Megjithatë, duket se fama e Swanapoel do të vazhdojë të njohë vetëm rritje gjatë 2014-s.

Aventurat e Beyonce

Postuar në 08 Shkurt, 2014 13:41

Beyonce është vazhdimisht në kërkim të adrenalinës që më së shumti, sic e ka shprehur edhe vetë, e gjen në hedhjet nga lartësitë, pasioni i saj.

Në një video të postuar nga internet nga bashkëshorti i saj, Jay Z, këngëtarja 32-vjeçare shihet duke fluturuar nga jahti drejt e në ujërat e oqeanit. Lartësia është e konsiderueshme, por jo nga ato që tremb Beyonce, e cila vitin e kaluar ishte protagoniste e një kërcimi të lirë (freefall) nga një lartësi prej 183 metrash.

Paz de la Huerta pozon krejtësisht nudo

Postuar në 31 Janar, 2014 05:31

Paz de la Huerta pozon krejtësisht nudo
30/01/2014

Nuk e ka problem të shfaqet nudo para publikut pasi e kë bërë këtë gjë në disa skena të serialit amerikan Boardwalk Empire dhe duke pozuar për revistën ‘Playboy’ të vitit të kaluar.

Kështu që nuk është për t’u habitur që Paz de la Huerta është zhveshur sërish në fotot promovuese të filmit të saj të ri me titull ‘Nurse 3D’. Aktorja, e cila në film interpreton një infermiere të përkushtuar në punën e saj, por me një anë të errët, pozon krejtësisht nudo përveç takave të larta dhe një kapeleje infermiereje.

Blue Ivy, e detyruar të shëtisë botën

Postuar në 31 Janar, 2014 05:28

Në moshën 2-vjeçare, Blue Ivy po shndërrohet në mbase fëmijën që ka parë më shumë vende të botës.
E mitura ka shoqëruar të ëmën në pothuajse të gjithë destinacionet e turit të saj, ndërsa gjatë javës, 32-vjeçarja postoi në një rrjet shoqëror imazhe të reja private dhe të momenteve të saj me të bijën.

Në një prej fotove, Beyonce dhe Blue Ivy ndodhen midis pajisjeve muzikore të një prapaskene, ndërsa në një tjetër 2-vjeçarja është me babain në një tjetër tur të reperit.

Kjo franceze bukuroshe po ngushëllon Orlando Bloom

Postuar në 31 Janar, 2014 05:24

Ndarja e aktorit Orlando Bloom nga modelja Miranda Kerr shkaktoi shumë bujë në media.

Por shumë shpejt aktori duket se ka gjetur ngushëllim.

Ai është lidhur me aktoren franceze Nora Arnezeder.

Të dy janë parë në një restorant, ndërsa më pas janë zhdukur me një motoçikletë.

Mediat kanë publikuar foto të saj topless dhe duke puthur një femër.

Seksi pa moshë skadence/ Njihuni me modelen 62- vjeçare

Postuar në 31 Janar, 2014 05:22

Kjo kompani njihet për reklamat e saj provokuese.

Kësaj here American Apparel ka vendosur që të përdorë një modele 62- vjeçare për të promovuar linjën e saj të të brendshmeve.

Jacky O’Shaughnessy, e lindur në Nju Jork, ka pozuar për kompaninë, e cila ka përdorur moton: “Seksi nuk ka datë skadimi”.

Sporti është kaq seksi me Courtney Stodden…

Postuar në 31 Janar, 2014 05:20

Ajo tani është e lirë dhe mund të shijojë jetën single.

Modelja Courtney Stodden është fotografuar në plazh me një mikun e saj, modelin Ray Richard.

19- vjeçarja tregoi se sporti mund të jetë kaq seksi.

Edhe pse në Los Angeles ka qenë ftohtë, sërish ajo nuk ka hezituar të ekspozojë format e saj.

Miley Cyrus e Madonna, duet suprizë për Mtv Unplugged

Postuar në 30 Janar, 2014 09:24

Miley Cyrus ka ftuar Madonna të marri pjesë në Mtv Uplugged, që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në Shtetet e Bashkuara në Amerikës. Lajmi kishte mbetur sekret deri përpara regjistrimit të spektaklit, por E! Online ka zbuluar të vërtetën.
“We Can’t Stop” e “Don’t Tell Me” do të jenë dy këngët që do të këndojnë duet Madonna dhe Cyrus. Ndërkohë Madonna ka postuar një foto të takimit në “Facebook”, duke komentuar: “Mos na thoni kurrë se nuk mund ti japim fund”.

Bloom pas ndarjes nga Miranda Kerr gjen dashurinë me një franceze

Postuar në 30 Janar, 2014 09:23

Orlando Bloom duket se nuk e ka pasur të vështirë ta zëvendësojë modelen Miranda Kerr pas divorcit të tyre pas tre vjetëve martesë. Aktori 37 vjeçar është fotografuar në shoqërinë e një femre tjetër, që mesa duket është dashuria më e fundit e Bloom. Ajo quhet Nora Arnezeder, një modele shumë e bukur franceze 24 vjeçare.

Çifti janë fotografuar pas një takimi në një bar teksa hipnin të dy në motor. Sipas një burimi pranë aktorit, Orlando dhe Nora kishin qëndruar për më tepër se dy orë së bashku në bar duke pirë dhe biseduar tërësisht të vetëm.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City