Çmimet Oscar, çështje peshe
Çmimet Oscar janë më të lakmuarat nga aktorët e Hollivudit dhe në historinë e kinemasë ka shumë raste kur këto çmime kanë shkuar për aktorët që kanë modifikuar pamjen e tyre në ekstrem për t’u përshtatur sa më shumë me personazhin.
Këtë vit dy aktorë e kanë bërë këtë gjë dhe të dy janë kandidatë për çmimin e aktorit më të mirë protagonist.
Matthew MacConaughey ka humbur plot 20 kilogramë për të interpretuar një të sëmurë me AIDS në Dallas Buyers Club, ndërsa Christian Bale ka shtuar 20 kilogramë për rolin e tij në filmin ‘American Hustle’. Në vitin 2010, Bale fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë joprotagonist me filmin ‘The Fighter’, ku është shfaqur tejet i dobësuar.
Ja aktorët dhe aktoret që i janë nënshtruar dietave të rrepta për të fituar një Oscar:
Natalie Portman – Në filmin “Mjellma e zezë” ngjan si anoreksike në interpretimin e rolit të një balerine që ishte e fiksuar pas perfeksionit. Fitoi çmimin Oscar në vitin 2011.
Hillary Swank – Për interpretimin e një boksiereje në filmin “Million Dollar Baby” formoi muskuj duke i përngjasuar një mashkulli. Rezultati: Oscar në vitin 2004.
Charlize Theron – Vështirë të dallohet bukuroshja nga Afrika e Jugut në filmin ‘Monster’, ku interpreton një prostitutë dhe vrasëse seriale. Oscar në vitin 2004.
Adrien Brody – Në vitin 2003 fiton çmimin Oscar për interpretimin e pianistit hebre Wladyslaw Szpilman dhe odisenë e tij në Poloninë e pushtuar nga nazistët. Aktori është shfaqur me shumë kilogramë më pak në këtë film.
Add new comment