Miley Cyrus e Madonna, duet suprizë për Mtv Unplugged

Postuar në 30 Janar, 2014 09:24

Miley Cyrus ka ftuar Madonna të marri pjesë në Mtv Uplugged, që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në Shtetet e Bashkuara në Amerikës. Lajmi kishte mbetur sekret deri përpara regjistrimit të spektaklit, por E! Online ka zbuluar të vërtetën.
“We Can’t Stop” e “Don’t Tell Me” do të jenë dy këngët që do të këndojnë duet Madonna dhe Cyrus. Ndërkohë Madonna ka postuar një foto të takimit në “Facebook”, duke komentuar: “Mos na thoni kurrë se nuk mund ti japim fund”.
Mesa duket Madonna ka arritur të çudisë sërish dhe të “kurorëzojë” Cyrus, ashtu siç bëri pak vite më parë me Britney Spears.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.