Naked City
Tentativë korrupsioni në çmimet Oscar, por atje reagojnë
Një nga këngët në garë për të fituar çmimin Oscar si kolona zanore më e mirë, është hequr nga lista e pretendentëve, pasi u bë e ditur se kompozitori i saj ka kontaktuar me votuesit.
Sipas BBC, Bruce Broughton, ish- guvernator i Akademisë, ka përdorur pozicionin e tij për të promovuar këngën “Alone Yet Not Alone”, kolonë zanore e një filmi me mesazhe të krishtera.
Akademia bëri të ditur se emailet e tij, me qëllime të qarta, kishin krijuar idenë e një avantazhimi të pandershëm.
Vetë Broughton tha se është shkatërruar nga ky vendim.
Hugh Grant, babai rekordmen
Kur ishte beqar, Hugh Grant kishte arritur në moshën 50-vjeçare pa asnjë fëmijë. Por tani aktori i “Notting Hill” po afirmohet me ritme të shpejta.
Në vetëm 15 muaj ai ka pasur tre fëmijë, me dy gra të ndryshme, edhe pse nuk është martuar as me njërën e as me tjetrën.
Kështu shkruajnë tabloidët britanikë, që i ndjekin me vëmendje ndodhitë e aktorit dhe e reja e fundit sipas “The Sun” është se fëmija i fundit i aktorit ka lindur në shtatorin e kaluar, nga marrëdhënia e tij me producenten televizive suedeze Anna Eberstein.
Ja si ka qenë makina e parë e themeluesit të Porsche
Rrotat prej gome, shpejtësia maksimale deri në 33 kilometër në orë, tre kuaj fuqi dhe një motor elektrik: kjo ka qenë makina e parë e themeluesit të Porsche.
Ferdinand Porsche e ndërtoi këtë makinë në moshën 22- vjeçare në vitin 1898.
Modeli u ndërtua 30 vite përpara se të themelohej marka Porsche në vitin 1931.
Ai është zbuluar në një garazh në Austri dhe ka mbetur e paprekur aty që prej vitit 1902.
Makina tani do të vendoset në muzeun e Porsche në Shtutgart të Gjermanisë.
Porsche e projektoi makinën për prodhuesin e makinave, Jacob Lohner.
Aus! Heidi Klum ndahet edhe nga i dashuri bodigard
Supermodelja Heidi Klum është sërish single.
40- vjeçarja është ndarë nga i dashuri i saj, që ka qenë edhe truproja e modeles.
Nuk ka zgjatur shumë lidhja e saj me Marin Kirsten, 41 vjeç.
Një zëdhënëse e modeles ka konfirmuar lajmin.
Mediat thonë se gjithçka ka nisur që në ditët e Krishtlindjeve.
Martin tani jeton në apartamentin e tij, ndërkohë që raportohet se kontrata e tij si truprojë personale e modeles nuk është prishur. Ai paguhet 200 mijë dollarë në vit për këtë punë.
Linja të pabesueshme për një 60-vjeçare
Koha e famës së Christine Brinkley ka kaluar prej dekadash, por linjat e saj kanë mbetur njësoj të mrekullueshme.
Në vitin 1979, Brinkley u shndërrua në një prej modeleve të para që pozuan në mënyrë ndjellëse për "Sport Illustrated".
Në një kohë kur shoqëria perëndimore ishte shumë më konservatore se tani, britanikja theu disa tabu nëpërmjet ekspozimit të linjave të saj të shkëlqyera.
Lawrence, 20 mln dollarë nga "Dior"
Fituese e çmimit "Oscar" që në moshën 22-vjeçare, karriera e Jennifer Lawrence është duke njohur vetëm rritje.
Një prej aktoreve më të talentuara të brezit të saj, Lawrence po tregohet e aftë që të zgjerojë fushën e famës edhe në sektorë të tjerë si moda.
Pasi pozoi në mënyrë ndjellëse në "Esquire" dhe "GQ", tashmë për Lawrence mbërrin një superofertë prej 20 milionë dollarësh nga marka e parfumeve "Dior".
Kjo marrëveshje zgjatet në tre vjet afat dhe është do të jetë bashkëpunimi i dytë madhor i aktores me firmën e mirënjohur.
Rihanna, foto të tjera me bikini në Instagram
Rihanna ka postuar foto të tjera me bikini në Instagram si për të na siguruar se nuk është aspak një vajzë e turpshme.
Këngëtarja nga Barbados na shfaqet me bikini të verdha të stilit të viteve ’50.
Fotot e postuara të martën duket se janë marrë nga i njëjti set që ajo ndau me fansat të premten e kaluar, ku pozonte pranë një tigri të balsamosur.
Fotot janë realizuar në Brazil.
“Ja pse pranova të zhvishesha në filmin The Wolf Of Wall Street”
Të zhvishesh krejtësisht nudo në një film që do të shihet nga miliona persona në të gjithë Botën nuk është e lehtë, por Margot Robbie thotë që rreziku që mori përsipër ia vlente pasi bëhej fjalë për filmin ‘The Wolf Of Wall Street’.
I pëlqente të hynte kur zhvisheshin futbollistët…
Një britanike është hedhur në gjyq nga drejtori i një klubi futbollistik, i cili i akuzon atë se hynte shpesh në dhomat e zhveshjes të klubit, në momentin kur lojtarët ishin nudo.
Kerry Miller, 46 vjeç, i hedh poshtë akuzat, por ka pranuar se ka bërë seks kazual me një nga lojtarët e Burton Albion FC në Britani, ndërsa në një rast tjetër ajo tha se i ka dërguar foto të nxehta sulmuesit të ekipit.
Klubi pretendon se ajo ka hyrë 15 herë në dhomat e zhveshjes.
Rihanna shpërfill Rita Orën (ngaqë e imiton kaq shumë?)
Është lajm në shumë media rozë: Rihanna e ka shpërfillur këngëtaren Rita Ora gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy.
Dikur mikesha të mira, tani duket se mes tyre ka një çarje.
Ndërkohë Rita Ora është fotografuar të hënën pa makijazh në rrugët e Hollivudit.
Këngëtarja 23- vjeçare ishte në ceremoninë e çmimeve Grammy me të dashurin, Calvin Harris.
Por edhe pse ai bisedoi gjatë më Rihanna-n, ajo e shpërfilli Rita Orën.
Në rrjetet sociale thuhet se shkak është fakti që Rita Ora e kopjon kaq shumë.