Tentativë korrupsioni në çmimet Oscar, por atje reagojnë

Postuar në 30 Janar, 2014 09:20

Një nga këngët në garë për të fituar çmimin Oscar si kolona zanore më e mirë, është hequr nga lista e pretendentëve, pasi u bë e ditur se kompozitori i saj ka kontaktuar me votuesit.

Sipas BBC, Bruce Broughton, ish- guvernator i Akademisë, ka përdorur pozicionin e tij për të promovuar këngën “Alone Yet Not Alone”, kolonë zanore e një filmi me mesazhe të krishtera.

Akademia bëri të ditur se emailet e tij, me qëllime të qarta, kishin krijuar idenë e një avantazhimi të pandershëm.

Vetë Broughton tha se është shkatërruar nga ky vendim.

“Thjesht u kërkova që ta gjejnë këngën dhe ta dëgjojnë,” tha ai.

Por Akademia bëri të ditur se veprimet e tij nuk përputhen me rregulloren e Akademisë për promovimin.

Kënga nuk do zëvendësohet me një kandidate tjetër.

Shumë njerëz u habitën kur mësuan se kjo këngë ishte kandidate për çmimin e rëndësishëm krahas emrave të tillë si U2, Karen O apo Pharrell Williams.

Kënga performohet nga një koriste evangjelike, me pak eksperiencë profesionale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.