Hugh Grant, babai rekordmen
Kur ishte beqar, Hugh Grant kishte arritur në moshën 50-vjeçare pa asnjë fëmijë. Por tani aktori i “Notting Hill” po afirmohet me ritme të shpejta.
Në vetëm 15 muaj ai ka pasur tre fëmijë, me dy gra të ndryshme, edhe pse nuk është martuar as me njërën e as me tjetrën.
Kështu shkruajnë tabloidët britanikë, që i ndjekin me vëmendje ndodhitë e aktorit dhe e reja e fundit sipas “The Sun” është se fëmija i fundit i aktorit ka lindur në shtatorin e kaluar, nga marrëdhënia e tij me producenten televizive suedeze Anna Eberstein.
Ndërsa partnerja tjetër, 33-vjeçarja me origjinë kineze i ka dhënë dy fëmijë, Tabitha, në shtator 2011 dhe Felix në dhjetor 2012.
Por e veçanta, sipas tabloidëve, është se dy gratë duhet të kenë qenë shtatëzëna në të njëjtën periudhë. Një burim i afërt me aktorin ka deklaruar se Grant po mbështet në Eberstein, që jeton në një pronë në perëndim të Londrës, për të rritur të birin.
Add new comment