I pëlqente të hynte kur zhvisheshin futbollistët…
Një britanike është hedhur në gjyq nga drejtori i një klubi futbollistik, i cili i akuzon atë se hynte shpesh në dhomat e zhveshjes të klubit, në momentin kur lojtarët ishin nudo.
Kerry Miller, 46 vjeç, i hedh poshtë akuzat, por ka pranuar se ka bërë seks kazual me një nga lojtarët e Burton Albion FC në Britani, ndërsa në një rast tjetër ajo tha se i ka dërguar foto të nxehta sulmuesit të ekipit.
Klubi pretendon se ajo ka hyrë 15 herë në dhomat e zhveshjes.
Miller ishte punësuar në stadiumin e klubit, por vazhdimisht ajo hynte në dhomat e futbollistëve, duke pretenduar se u çonte ushqim.
Add new comment