Fejohet Christina Aguilera në ditën e Shën Valentinit !

Postuar në 15 Shkurt, 2014 12:22

Christina Aguilera është fejuar me të dashurin e saj Matt Rutler në ditën e Shën Valentinit.

Këngëtarja ka marrë një propozim nga i dashuri i saj gjatë ditës së djeshme, 14 shkurt, që njihet si dita e të dashuruarve, të cilin propozim e ka pranuar pa u menduar shumë.

Aguilera më pas e ka treguar unazën e saj të diamantit në faqen e saj në Twitter.

Nën fotografinë, ku dukeshin çifti duke u mbajtur dorë-për-dorë, me unazën e saj të re, ajo ka shkruar: “Ai më pyeti dhe unë i thashë...PO !!”.

Christina u takua me Matt në xhirimet e filmit “Burlesque”, ku ajo ishte aktore derisa ai ishte asistent filmi.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.