Studimi, ja pse adoleshentët janë të stresuar.
Sipas studimeve të fundit shkencore, shkaku i parë dhe më kryesori për stresin ekstrem të shumë adoleshentëve jo vetëm në SHBA, por edhe në mbarë botën, vjen si pasojë e mbingarkesës së mësimeve dhe provimeve.
Studimi i fundit i bërë nga Shoqata Psikologjike Amerikane, rezulton se adoleshentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë më të stresuar se edhe vetë më të rriturit, të cilët ka gjasa të jenë më të ngarkuar psikologjikisht se këta të fundit.
Ky studim konstaton të kundërtën. Stresi, si tek adoleshentët dhe tek të rriturit, ka të njëjtin ndikim negativ për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë parregullsitë e gjumit dhe mënyrën e të ushqyerit.
Në studimin e realizuar, u vëzhguan 1 018 adoleshentë dhe 1 950 të rritur.
Comments
Shume e drejte, une jam
<p>Shume e drejte, une jam student vete dhe sistemi universitar ne Shqiperi eshte shume i mbingarkuar. Ka shume provime, shume lende, shume pak kohe per te mesuar dhe per t'u marre me aktivitete te tjera jashte shkollore, gje qe te rinjte e tjere europiane e bejne. Rinia nuk mund te merret vetem me mesime dhe provime pa pushim, por i duhet lene hapesire edhe per aktivitete te tjera. Po vihet nje gje qe per mendimin tim eshte e gabuar, universitetet shqiptare duan te "kopjojne" modelet amerikane, por e bejne kete ne menyre te gabuar dhe pa planifim para-universitar. Mendoj qe ne duhet te shkojme drejt standarteve europianeve te arsimit sepse kemi sistem arsimor me te ngjashem me ta.</p>
Add new comment