Katy Perry seksi për GQ: Jam kundër kirurgjisë plastike

Shikim provokues, buzë të kuqe flakë dhe të brendshme seksi: kështu është fiksuar Katy Perry në numrin e GQ për shkurtin. Këngëtarja nuk është “druajtur” teksa ka rrëfyer se kur e ka humbur virgjërinë dhe se sa kreanre ndihet për gjoksin e saj natyral. Koshiente për sensualitetin e saj dhe “armët natyrale” që disponon, Katy ka treguar për GQ se fëmijë kishte frikë se nuk do të kishte gjoksin e madh.
“Një natë, teksa isha shtrirë në shtrat nisa ti lutem Zotit duke iu përgjëruar: ‘Bëj të kem gjoks kaq të madh, sa të mos arrij të shikojë këmbët e mia’. Isha 11 vjeç dhe Zoti i dëgjoi lutjet e mia”, tregon ajo. Katy rrëfen se është kundër kirurgjisë estetike. “Nuk kam bërë kurrë operacion plastik. As hundën, mjekrën, mollëzat apo gjoksin. Çdo gjë që kam është fryt i natyrës”, ka shpjeguar Katy.
Add new comment