C’est fini! Hollande konfirmon ndarjen me Trierweiler

Postuar në 25 Janar, 2014 14:31

Presidenti francez, Francois Hollande ka konfirmuar ndarjen nga partnerja e tij, Valerie Trierweiler.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AFP se i ka dhënë fund jetës së përbashkët me të.

Më herët pati zëra se sot do konfirmohej zyrtarisht ndarja, por këto zëra u përgënjeshtruan zyrtarisht nga Elysee.

Dy javë më parë një revistë publikoi foto në të cilat dukej Hollande në një aferë seksuale me aktoren Julie gayet.

Pas lajmit, partnerja e tij përfundoi në spital e shokuar.

Hollande, që nuk e mohoi kurrë që ka pasur një aferë me Gayet, pati deklaruar se po kalonte një moment të vështirë në jetën e tij private.

Të enjten Trierweiler pushoi nga puna avokaten e saj pasi ai deklaroi se ajo po kërkonte t’i jepte fund lidhjes me Hollande në një mënyrë sa më dinjitoze të mundshme.

Ajo nuk ka qenë kurrë e martuar me Hollande.

Të dy e patën deklaruar lidhjen e tyre gjashtë muaj pasi Hollande u nda nga partnerja e mëparshme, ish- kandidatja për presidente të Francës, Segolene Royal, me të cilën ka katër fëmijë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.