Pushimet e Sofia Vergara

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:20

Disa ditë më parë qarkulluan zëra se Sofia Vergara i kishte dhënë fund romancës së saj me biznesmenin Nick Loeb. 

Zërat u përhapën pasi bukuroshja kolumbiane u fotografua e vetme në “Ditën e Falenderimeve” dhe pa unazën e fejesës në gisht.

Megjithatë të hënën ka qenë vetë modelja ajo që i ka dhënë fund spekulimeve duke postuar në internet një foto nga pushimet që cifti po kalon në Meksikë, ku ka gjetur strehë për t’i ikur të ftohtit amerikan.

Në foton e publikuar, 41-vjeçarja shfaqet “e nxehtë” me bikini ngjyrë blu, ndërsa partneri i saj e mban afër. Sofia dhe Nick u shfaqën për herë të parë në publik së bashku gjatë festimeve të 40-vjetorit të saj, ndërsa sipas revistës E! propozimi i Nick mbërriti gjatë disa ditëve pushime në Meksikë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.