2013, miliarderët me fitimet më të mëdha

Warren Buffett ka fituar rreth 37 milionë dollarë në ditë gjatë vitit 2013, sipas përllogaritjeve të bëra nga “Wealth-X”, duke u listuar si miliarderi me fitimet më të larta gjatë këtij viti.
Me një fitim prej 12,7 miliardë dollarë në 2013-n, vlera neto e investitorit legjendar miliarder dhe filantropistit të njohur në fund të këtij viti kap shifrat e 59,1 miliardë dollarëve.E megjithatë, Buffett nuk është miliarderi më i pasur në listë, pasi ky “titull” i shkon liderit të Microsoft-it, Bill Gates, i cili i ka shtuar pasurisë së tij personale edhe 11,5 miliardë dollarë gjatë 2013-s, duke e përfunduar këtë vit me një total asetesh prej 72,6 miliardë dollarë.
Në vendin e tretë të listës është manjati amerikan i kazinove, Sheldon Adelson, i cili ka grumbulluar 11,4 miliardë dollarë gjatë vitit 2013 nga pronat e tij të lojrave të fatit në Las Vegas, Macau dhe Singapor. Fitimi neto i tij përllogaritet në më shumë se 35 milionë dollarë.
Individët e tjerë në listën e “Top 10” kanë fituar së bashku 101,8 miliardë dollarë gjatë 2013-s, me një mesatare prej 10,2 miliardë dollarë secili. Pasuria e përgjithshme e 10 më të pasurve të botës, tashmë kap vlerën e 347 miliardë dollarëve, nga 245 miliardë dollarë që kanë pasur në Janar të 2013-s.
Mesatarisht, ata kanë fituar nga 29 milionë dollarë në ditë, gjatë këtij viti, duke e shtuar pasurinë e tyre me 41,6% dhe duke lënë shumë larg fitimet prej 24% të Standard & Poor’s 500 këtë vit.
Ja dhe lista e 10 personave me fitimet më të larta në 2013:
Renditja - Emri - Fitimet 2013 - Neto Dhjetor 2013 - Neto Janar 2013
1 - Warren Buffett - 12.7 - 59.1 - 46.4
2 - Bill Gates - 11.5 - 72.6 - 61.1
3 - Sheldon Adelson - 11.4 - 35.3 - 23.9
4 - Jeff Bezos - 11.3 - 34.4 - 23.1
5 - Mark Zuckerberg - 10.5 - 24.7 - 14.2
6 - Masayoshi Son - 10.3 - 19.1 - 8.8
7 - Sergey Brin - 9.3 - 30.0 - 20.7
8 - Larry Page - 9.3 - 29.9 - 20.6
9 - Lui Chee Woo - 8.3 - 19.6 - 11.3
10 - Carl Icahn - 7.2 - 22.1 - 14.9
* Të gjitha shifrat janë në miliarda dollarë.
Add new comment