Bashkëshortja e Schumit: Na lini të qetë!

Postuar në 08 Janar, 2014 15:58

Bashkëshortja e ish-pilotit të Formula 1Michael Schumacher ka apeluar për respektimin e privatësisë dhe u ka kërkuar gazetarëve që të largohen nga klinika ku po trajtohet i shoqi. 

“Për mua është me rëndësi që doktorët dhe spitali të punojnë të qetë. Ju lutem të besoni deklaratat e tyre dhe të largoheni nga klinika”, u ka thënë Corinna Schumacher gazetarëve. Përveç apelit për stafin mjekësor, zonja Schumacher ka kërkuar gjithashtu që të mos bezdiset më. “Ju lutem të lini rehat familjen tonë”, ka thënë ajo.Në ditët e fundit ka pasur shumë spekullime për gjendjen shëndetësore të Schumit. Spitali ku po trajtohet ai, në qytetin francez Grenobël, thotë se kushtet e ish-pilotit mbeten rëndë por stabël. 

Schumi ka qenë në koma të qëllimshme në tetë ditët e fundit pas aksidentit në Alpet Franceze. Të martën, mediat në Francë raportuan se pamjet nga një kamera e vendosur në helmetën e përdorur nga ish-piloti është marrë nga hetuesit. 

Sipas burimeve, pamjet mund të ndihmojnë hetuesit në mbledhjen e detajeve të aksidentit, si shpejtësia me të cilën ai po bënte ski dhe nëse tabelat në apo pranë pistës ishin të dukshme. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.