Edhe “Marlboro Man” i tretë vdes nga… kanceri në mushkëri

Miliona njerëz e njohin atë nga reklamat e cigareve Marlboro. I njohur si “Marlboro- Man”, Eric Lawson ka vdekur në moshën 72- vjeçare për shkak të kancerit në mushkëri.
Ai u bë imazhi i cigareve të njohura gjatë viteve 1978- 1981, i veshur si kauboj.
Më vonë ai ka luajtur në disa role të vogla në televizion.
Lawson e nisi cigaren në moshën 14- vjeçare.
Së fundmi ishte angazhuar kundër duhanit, madje kishte marrë pjesë në një parodi kundër rolit të tij si Marlboro- Man.
Ai është i treti në radhën e ikonave të cigareve Marlboro që vdes nga kanceri në mushkëri.
Përpara tij kanë vdekur David Miller, 81 vjeç, që ishte simbol i cigareve në vitet ’50 dhe Wayne McLaren, 51 vjeç, që bënte reklamën e cigareve në vitet ’70.
Add new comment