E dashura e Hollande humbi beben e tyre në muajin e katërt

Postuar në 28 Janar, 2014 07:07

Merr të tjera përmasa historia e dashurisë e presidentit francez, Francois Hollande.

E dashura e tij, Julie Gayet, 41 vjeç, me të cilën ai mendohet se ka pasur një aferë prej dy vitesh, ka humbur fëmijën e tyre të përbashkët kur ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

Gjithçka ndodhi në maj të vitit të shkuar, pak përpara festivalit të Kanës.

“Julie ishte gjithë kohës me lot në sy. Por i duhej të ndryshonte përpara kamerave,” tha një i afërm i saj.

“Në atë kohë ajo dëshironte shumë që Hollande të ndahej me Valerie Trierweiler”.

Për të qetësuar të dashurën, Holande e dërgoi partneren e tij me pushime në Greqi, ndërsa kaloi disa ditë me Gayet në një fshat të Francës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.