“Nuk bëhem më Spice Girl”

Postuar në 21 Janar, 2014 07:09

“Nuk do ta bëj më kurrë. Të këndoja në Olimpiadë ishte fantastike dhe një nder për mua. Por ai ishte edhe momenti i duhur për të thënë: faleminderit të gjithëve, po e mbyll me kaq. Ndonjëherë duhet ta kuptosh kur vjen ora për t’u larguar nga festa”. Me këto fjalë, në një intervistë për “Vanity Fair”, Victoria Beckham shuan shpresat e kujt shpresonte ende që të shihte sërish të bashkuar grupin Spice Girls, 20 vjet nga formimi i tij.

Në intervistë, Victoria shpjegon se pasioni i saj në ditët e sotme është moda dhe thekson se sheh një ndërthurje të rëndësishme mes profesionit të kaluar dhe atij aktual si stiliste. “Spice Girls patën sukses sepse promovonin gratë, gjë të cilën unë e bëj edhe sot”, ka thënë ajo.

Më tej, ish-këngëtarja tregon për emocionet që ndjeu kur pa bashkëshortin David të luante ndeshjen e fundit të karrierës së tij si futbollist, majin e kaluar në Paris.

“Kam ndjerë shumë emocion dhe një krenari të madhe. David nuk mund të bënte më shumë për sportin, për vite të tëra e kemi diskutuar. Tani jam e gëzuar që e shoh në shtëpi”, shton Vic.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.