Bieber në telashe me drejtësinë

Postuar në 21 Janar, 2014 03:41

Justin Bieber është në teleshe serioze me drejtësinë, pasi në banesën e tij u gjetën sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike pas bastisjes së realizuar nga policia gjatë javës së shkuar.

Të paktën, kjo është ajo që raporton revista rozë "TMZ". Mbi bazën e dyshimeve të ngritura nga burimet e tyre, autoritetet amerikane vendosën që të kontrollonin supervilën e 19-vjeçarit, ku siç duket gjetën disa kavanozë të mbushur me marijuanë.

Njëkohësisht, u gjetën edhe disa tableta, që janë specifikuar si një lloj tjetër droge si dhe tre cigare të përgatitura hashashi.

Shtëpia private e Bieber ishte vendosur prej kohësh në qendër të dyshimeve, pas festave të shfrenuara që dihet se këngëtari organizon në të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.