Shakira, duet me Rihanna-n në këngën e re

“Can’t Remember To Forget You” është kënga e re e Shakira, që performohet në një duet me Rihanna-n. Kënga, tashmë në radio dhe në shitje në variantin dixhital, do të futet në albumin e ri që do të dalë më 25 mars 2014.
Kënga është shkruar nga këngëtarja argjentinase në bashkëpunim me kolegen nga Barbadosi, si dhe me emra të tjerë të njohur të muzikës si John Hill, Tom Hull, Daniel Ledinsky dhe Erik Hassle. Aktualisht Shakira po përfundon regjistrimin e albumit të saj të ri dhe lista e bashkëpunimeve është e gjatë. Në të përfshihen: Kid Harpoon, Greg Kurstin, Steve Mac, Mark Bright, Busbee dhe The Messengers.
Add new comment