Joga e një "Miss Universi"
Një finaliste e edicionit të shkuar të "Miss Universtit", Amy Willerton, bëri më të mirën e saj për t'u ekspozuar gjatë një seance joge, të realizuar së bashku me motrën e saj Erin, gjatë pushimeve në Tenerife.
21-vjeçarja, e cila së fundmi ka nisur edhe një karrierë si aktore në vendlindjen e saj, në Britaninë e Madhe, vendosi që të bënte seancën në një plazh publik, ku u paraqit vetëm me një kostum banjoje.Pa dyshim, nëpërmjet pozicioneve të saj joshëse, Amy tregoi qartë se përse u shndërrua në britaniken e parë që mbërrinte në finalen e "Miss Universit" në më shumë se 30 vjet.
Add new comment