Beyonce: Doja të tregoja trupin tim
Beyonce ka rrëfyer se ka dalë shumë e zbuluar në videoklipet e këngëve të reja për t’i treguar publikut rikthimin në formën e saj më të mirë fizike pas lindjes së fëmijës së parë.
Këngëtarja amerikane ka humbur rreth 30 kilogramë dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse vendosi që të realizonte video me shumë pak gjëra veshur.“Peshoja 88 kilogramë pas lindjes dhe humba 30 kilogramë. Jam stërvitur si e çmendur për të rikthyer format e mëparshme dhe doja të tregoja rezultatet. Doja të tregoja se edhe pse mund të lindësh një fëmijë, mund të stërvitesh shumë dhe të rifitosh formën e mëparshme”, deklaroi Beyonce.“E di që ka shumë femra që e mendojnë si unë. Mund të bëhesh nënë dhe sërish të jesh seski, të kënaqesh dhe të jetosh jetën tënde. Nuk më vjen turp nga seksualiteti im”, shtoi bashkëshortja e Jay Z.
Add new comment