10 Prill 2015, data e shfaqjes së ‘Fast and Furios 7’

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 15:54

Mendohej se do të shfaqej në verën e vitit 2014, por pas vdekjes së aktoritPaul Walker filmi ‘Fast and Furious 7’ u shty nga producentët dhe tashmë është Vin Diesel ai që jep lajmin e mirë të lançimit të filmit për fansat e sagës. 

Protagonisti kryesor ka publikuar në profilin e tij të Facebook-ut një foto me të ndjerin Paul Walker duke shkruar se filmi i shtatë do të shfaqet për herë të parë në datën 10 prill 2015.

Prodhimi i filmit u ndalua pas lajmit të vdekjes së Paul Walker, i cili humbi jetën më 30 nëntor pas një aksidenti të rëndë rrugor.

“Kasti është i trishtuar, por po mundohemi ta kalojmë këtë që ndodhi”, deklaronte dy javë më parë regjisori James Wan për TMZ. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.