Anna Paquin “fshihet” nga filmi i ri X-Men

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 14:53

Skenat e aktores Anna Paquin në filmin ‘X-Men: Days of Future Past’ janë fshirë nga regjisori Bryan Singer. 

Sipas Entertainment Weekly, është fshirë çdo skenë e personazhit të saj Rogue dhe në këtë mënyrë vajza me cullufen e bardhë nuk do të shfaqet në filmin e radhës së kësaj sage. 

Regjisori ka thënë se kjo nuk ka të bëjë aspak me aftësitë interpretuese të aktores dhe se ia ka shpjeguar vendimin personalisht asaj.

Duke folur për EW.com, Singer tha: “Janë skena shumë të mira dhe me shumë mundësi do të jenë të përfshira kur filmi të dalë në DVD, por Anna nuk do të mund të shihet nëpër kinema.”

Anna Paquin ka qenë pjesë e kastit të sagës X-Men në tre filmat e parë: X-Men, X2 dhe X-Men: The Last Stand.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.