Rihanna, Krishtlindje në plazh
Ndërsa në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve të hemisferës veriore, dimri është duke sjellë temperatura të ftohta dhe rreshje dëbore, në Barbados ende bëhet plazh.
E rikthyer në vendlidje për Krishtlindje, Rihanna përfitoi nga temperaturat e nxehta të ishullit në Karaibe për të kaluar kohë buzë detit, ndërsa postoi në rrjetet shoqërore disa foto të saj me bikini.
Këngëtarja 25-vjeçare dukej e relaksuar, pa tualet dhe e gëzuar në këto foto... fundja, kush nuk do të ishte duke bërë plazh në mes të dhjetorit?
Add new comment