Vritet fotografi adoleshent, dokumentoi luftën në Siri

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 03:31

Një fotograf adoleshent, fotot e të cilit nga lufta në Siri kanë bërë xhiron e botës, u vra teksa po mbulonte konfliktin në një spital.

Molhem Barakat vdiq të premten, ndërsa po fotografonte një përplasje mes rebelëve dhe forcave qeveritare.

17- vjeçari, që punonte si freelance për agjencinë Reuters, ka realizuar me dhjetëra foto nga konflikti.

Ai ishte me origjinë nga Stambolli, por kishte ardhur në Aleppo për të kryer shkollën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.