Sony përgatit filma të rinj me Njeriun Merimangë

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 03:27

Duket se studiot e prodhimit të filmave nuk ngopen me superheronj. Sony Pictures po përgatit dy filma të rinj me Spider-Man (Njeriu Merimangë) dhe dy të tjerë me armiqtë e tij: Venom dhe Sinister Six. 

Sipas ‘Bang Showbiz’, studioja ka nënshkruar kontratë me 5 skenaristë për këto projekte. Alex Kurtzman, Robert Orci dhe Jeff Pinkner do të shkruajnë ‘The Amazing Spider-Man 3’, film që pritet të ketë sërish regjinë e Marc Webb.

Ed Solomon do të shkruajë skenarin e ‘Venom’, ndërsa regjisori i këtij filmi do të jetë Alex Kurtzman.

Ndërsa, Drew Goddard do të jetë skenaristi dhe regjisori i filmit ‘Sinister Six’. Producentët e këtij filmi do të jenë Avi Arad dhe Matt Tolmach.

Njeriu Merimangë është interpretuar deri tani nga Tobey Maguire (3 filma) dhe nga Andrew Garfield (2 filma).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.