Rebecca Black kthehet pas “suksesit” të Friday

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 15:38

Rebecca Black, këngëtarja e re që u bë e famshme për një këngë shumë pak të arrirë me titull Friday (E Premte), ka nxjerrë një këngë të re që quhet Saturday (E Shtunë).

Prindërit e këngëtares paguan 4000 dollarë tek një kompani për prodhimin e videos së Friday në vitin 2011, atëherë kur Rebecca ishte 13 vjeç. Kënga u konsiderua më e shëmtuara në Botë dhe u klikua rreth 61 milionë herë në YouTube.Sharjet dhe fyerjet që pasuan këtë këngë bënë që Rebecca ta vazhdonte shkollën në kushte shtëpie dhe familja e saj të paguante truproja për mbrojtjen e saj.

Mendohet që edhe kënga Saturday të ketë të njëjtin “sukses”. Deri tani është klikuar plot 8 milionë herë në YouTube në vetëm 2 ditë dhe shumica e komentuesve bien dakord që të paktën është një këngë më e mirë se Friday.

Tashmë presim me padurim hitin e tretë të Rebecca Black që me shumë mundësi do të quhet Sunday (E Dielë).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.