Xhirimet e‘Fast and Furious 7’ do të shkojnë deri në fund

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 10:07

Regjisori i filmit ‘Fast and Furious 7’ ka konfirmuar se xhirimet e tij do të shkojnë deri në fund edhe pas vdekjes së papritur të aktorit kryesor, Paul Walker.

Filmimet janë pezulluar aktualisht pas aksidentit tragjik të aktorit 40-vjeçar, por James Wan theksoi se filmi do të përfundojë prodhimin herët a vonë.“Kasti është i trishtuar, por po mundohemi ta kalojmë këtë që ndodhi”, tha regjisori për TMZ. Kur u pyet nëse xhirimet do të rifillonin sërish, ai tha thjesht: “Po”.

Paul Walker ishte duke u kthyer nga një event bamirësie në 30 nëntor, kur makina Porsche GT e shokut të tij Roger Rodas, i cili po e ngiste atë, u përplas dhe të dy gjetën vdekjen.

‘Fast and Furious 7’ pritej të shfaqej për herë të parë në korrik të vitit 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.