'Dëshpërimi' i nënës elegante

Postuar në 24 Nëntor, 2013 14:06

Shumë gra dhe vajza do të kishin dëshirë që të rrëmonin dhe të provonin rrobat që ndodhen në garderobën e Victoria Beckham.

Por jo çdokush mund t'i veshë ato, pasi janë masë tejet e vogël.

Kështu një britanike, e quajtur Annabel Cole ka qenë ndër ato gra që ka blerë rroba të Victoria-s, qe ishin nxjerrë në ankand. Qëllimi i këtij ankandi ishte që paratë e fituara të shkonin për bamirësi për familjet e prekura nga tajfuni në Filipinë.

"Isha shumë e lumtur që do të blija rrobat e Victoria-s, duke qenë e sigurt se jam tepër elegante dhe me forma të mira të trupore. U përpoqa që të gjeja dicka të përshtatshme edhe për vajzën time Elsa, e cila është 14-vjeç", thotë Annabel.

Por në fakt, Annabel zgjodhi c'të mundte duke marrë pikërisht një sërë veshjesh që i kishin rënë në sy prej kohësh duke nisur nga kostumet ikonë të Versace, cizmet cowboy, këpucët e kuqe Dolce & Gabbana, xhinse fantastike, bluza etj.

Por kur i provoi rrobat Annabel kuptoi se as nuk mund të futej plotesisht ne to dhe se të gjitha i rrinin perfekt vajzës së saj adoleshente, e cila është super elegante.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.