Drew, shtatzania nuk e plogështon

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:50

Mund të jetë shtatzanë me fëmijën e saj të dytë, por nuk ka asnjë shenjë ngadalësimi të ritmit të zakonshëm të jetesës së aktores hollivudiane Drew Barrymore.

38-vjeçarja u fotografua në shoqërinë e bashkëshortit Will Kopelman dhe të vajzës Olive, ndërsa shëtisnin përpara se të uleshin në një kafe, në Hollivudin Perëndimore.Barrymore është parë aktive së fundmi edhe në aktivitetet e tjera sociale në të cilat është përkushtuar.

Ndonëse priti moshën 37-vjeçare për t'u bërë nënë, Drew dhe bashkëshorti i saj, një konsulent arti duken se kanë vendosur që të rikuperojnë kohën e humbur, duke "projektuar" fëmijën e tyre të dytë në harkun kohor të dy viteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.