Naked City
Kate Moss zhvishet në moshën 40- vjeçare për Playboy
Edhe pse shumë femra nuk do guxonin që të festonin 40- vjetorin duke u zhveshur, nuk ndodh kështu me modelen Kate Moss, që ka vendosur të debutojë për revistën Playboy.
Daily Mail ka zbuluar foton e parë të këtij seti të nxehtë.
Modelja bionde, nëna e një vajze 11- vjeçare, është e martuar me muzikantin Jamie Hince.
Fotot e saj do të dalin në edicionin e janar- shkurtit të Playboy, ndërkohë që në dhjetor lexuesit do kenë mundësi që të shohin një pjesë të këtij seti.
"Sirena" Nina Agdal
Supermodelja Nina Agdal u shndërrua në një sirenë, ndërsa realizoi një seri të re fotografike në plazhet e Majemit.
Duke u zhytur në ujrat e Atlantikut, danezja 21-vjeçarje shfaqi edhe një herë më shumë hiret e saj të shkëlqyera, duke pozuar në mënyrë ndjellëse për disa orë me radhë.Së fundmi, supermodelja është vendosur vazhdimisht në qendër të mediave, nëpërmjet një serie intervistash që ka dhënë në revistat e modës.
Kim dhe Kanye nuk jetojnë më bashkë?!
Ata janë fejuar vetëm para tre javësh dhe në qershor sollën në jetë fëmijën e tyre të parë. Por, Kim Kardashian dhe kane West kanë disa kohë që nuk jetojnë më bashkë, sipas burimeve brenda familjes. Të njëjtat burime kanë thënë se në shtëpinë e Kris Jenner, mamasë së Kim, ku Kanye kishte disa kohë qe jetonte ishte shumë rrëmujë për të. Spekulimet për një ndarje të mundshme në horizont kanë nisur menjëherë, por një zëdhënëse pranë çiftit është shprehur se Kim dhe Kanye nuk jetojnë në shtëpi të ndryshme.
Cyrus: Po i përfaqësoj shumë mirë femrat
Miley Cyrus mendon se po i përfaqëson femrat në një mënyrë fantastike.
Këngëtarja 20-vjeçare, e cila kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen me koncertet me pullë të kuqe dhe videot ku shfaqet tërësisht e zhveshur, tha për një radio britanike se njerëzit duhet të mësohen me vajzat që nuk duan t’ia dinë për asgjë.“Mendoj se po i përfaqësoj shumë mirë femrat. Njerëzit nuk janë mësuar me vajzat që nuk duan t’ia dinë se çfarë mendojnë të tjerët për to. Meshkujt gjithmonë e kanë pasur këtë avantazh, sidomos këngëtarët”, deklaroi Cyrus.
Scherzinger, super-sexy në mbrëmjen e bamirësisë
Duket se vitet nuk kalojne kurre per Nicole Scherzinger.
Në moshën 35-vjeçare, këngëtarja vazhdon të ketë një formë të mrekullueshme trupore, që e bëjnë atë që të duket të paktën një dekadë më e re.
E pranishme në një ceremoni bamirësie të organizuar nga "BBC" për fëmijët e varfër, Nicole shkëlqeu me të gjithë forcën e saj me një fustan sexy ngjyrë gri.
Operohet Bar Rafaeli
Supermodelja Bar Rafaeli kaloi nën bisturi këtë të martë, për të hequr me kirurgji një nishan që kishte në bark.
Menjëherë pas ndërhyrjes, 28-vjeçarja nuk vonoi që të publikonte një foto pas operacionit në "Instagram".
Në dukje me humor të mirë, Bar dukej se kishte përballuar më së miri operacionin dhe se nuk ndiente më asnjë dhimbje.Nuk dihet nëse Rafaeli u këshillua nga një mjek për të hequr nishanin, i cili mund të kishte një origjinë tumorale apo nëse kështu vendosi vetë izraelitja për arsye estetike.
Jennifer Lawrence kritikon Cyrus-in
Të dyja janë vajza të reja në qendër të vëmendjes, por kanë një sjellje krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.
Një ditë pasi Miley Cyrus shkaktoi sërish polemika me veshjen e saj në MTV Europe Awards, Jennifer Lawrence foli për neverinë që i shkakton kultura e të parit të femrave të reja si objekte seksi në industrinë e spektaklit.Aktorja 23-vjeçare, e cila të hënën ishte e pranishme në premierën e filmit ‘Hunger Games: Catching Fire’, tha se është bërë e zakonshme seksualizimi i femrës në “showbiz”.
Fotoja e parë e “Pele’”
Është publikuar në internet fotoja e parë e “Pele’”, filmi i vëllezërve Michael dhe Jeff Zimbalist, që tregon adoleshencën dhe afirmimin e yllit më të madh të futbollit të të gjitha kohërave.
“Ujku” i Wall Street: Jam një tjetër njeri
Në moshë të re, Jordan Belfort ishte një mashtrues i tmerrshëm, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street, përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera.
Holmes, ylli i Hollivudit të viteve 1930-40
Katie Holmes është një yll kinemaje për veten e saj, por një fushatë e re mode e shndërroi në një nga ikonat klasike të Hollivudit të viteve 1930-40.
Aktorja pozoi për linjën e Bobbi Brown me një tualet dhe stil të ngjashëm të dy Katherine Hepburn e Rita Hayworth, dy aktoreve më të famshme të atyre viteve.Mbresëlënëse si gjithmonë, 34-vjeçarja shfaqi një elegancë dhe freski për t'u admiruar, mbi të gjitha duke pasur parasysh mundimin e të qënit një nënë e vetme e 6-vjeçares Suri, frytit të martesës së mbyllur me aktorin Tom Cruise.