Naked City
Levine, në sfilatë për Prinslo apo prenë e radhës?
Behati Prinsloo është modelja e radhës, në listën prestigjioze të këngëtarit Adam Levine.
24-vjeçarja dhe këngëtari i famshëm u fotografuan të premten ndërsa shëtisnin të qetë në Nju Jork, një ditë pas sfilatës së famshme të "Victoria's Secret".
Lideri i grupit "Maroon 5" është bërë i famshëm në të shkuarën për lidhjen e pasura me supermodelet Nina Agdal apo Ana Vyalitsyna dhe si gjithmonë, ai ishte sërish në radhën e parë të të ftuarve në sfilatë, për të admiruar nga pranë hiret e 24-vjeçares me të cilën ndan shtratin gjatë së enjtes.
Lady Gaga kopjon Miley Cyrus
Ishte këngëtarja që shokonte më tepër publikun me veshjet e saj, por Lady Gaga tashmë ka një kundërshtare të denjë dhe bëhet fjalë për 21-vjeçaren Miley Cyrus, aktualisht femra më e përfolur e “showbiz”-it.
Për këtë arsye, Lady Gaga ka vendosur të mos qëndrojë pas të resë dhe ka bërë një xhiro në rrugët e Nju Jorkut me të brendshme dhe me dy bishtaleca në kokë.
Rekordi i çmendur, gëlltit tri shpata njëkohësisht!
Cheyne Hultgren është një rekordmen i jashtëzakonshëm. Ai ka mundur të gëlltisë tri shpata njëkohësisht, ndërsa qëndronte nën ujë në një pishinë në Sidnej, Australi.Rekordi është konfirmuar edhe nga Rekordet Gines.
Kloss "vjedh" spektaklin e "Victoria's Secret"
Karlie Kloss "vodhi" spektaklin madhështor të "Victoria's Secret", duke u vendosur në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë ndonjëherë.
21-vjeçarja, një prej yjeve me ngjitjen më të shpejtë në botën e modës, u paraqit në këtë sfilatë si një flutur shumëngjyrëshe, përpara se të shfaqte anën e saj më të mirë me veshjet intime të markës së famshme të veshjeve.
Në një ditë në të cilën në pasarelë u ngjitën edhe yje të tjera të modës si Candice Swanapoel, Adriana Lima, Doutzen Kroes apo Lily Aldridge, suksesi i Kloss merr përpasa edhe më të mëdha.
Kroes nuk ka nevojë për "photo-shop"
Në një intervistë të publikuar në një revistë rozë në muajin Tetor, Doutzen Kroes shfaqte keqardhjen për rolin që luan ajo dhe vajza të tjera si ajo në tjetërsimin e imazhit që shumë adoleshente kanë për veten.
Tylor Swift supermodele
Tylor Swift ishte e ftuara e nderit në mbrëmjen magjike të "Victoria's Secret" në Manhatan.
23-vjeçarja interpretoi ndërsa disa prej vajzave më të bukura të botës parakalonin në pasarelë, përpara një publiku të zgjedhur të ftuarish.
E megjithatë, ajo që ra më shumë në sy përveç zërit të saj, ishte fakti se me hiret e saj të padiskutueshme, Swift fare mirë mund të ishte gjithashtu pjesë në paradën e supermodeleve.
Spears: Turi botëror është rraskapitës
Britney Spears do të nisë një seri spektaklesh në Las Vegas nga data 27 dhjetor dhe ka shpjeguar se diçka e tillë është shumë më e lehtë sesa një tur botëror, pasi udhëtimet e turit të rraskapisin.
“Kur je në tur, fiziku e ndjen shumë. Tani që shoh pas, nuk e kuptoj si e kam përballuar. Mendoj se të japësh koncerte në të njëjtin vend është fantastike dhe Las Vegasi është një vend ku kënaqesh”, deklaroi këngëtarja e famshme për revistën ‘Vegas Player’.
31-vjeçarja foli edhe për hapat e para të karrierës, vite që i përcaktoi si “surreale”.
Putin “gjunjëzon” Chuck Norris
Presidenti rus Vladimir Putin është vlerësuar me gradën më të lartë në disiplinën e arteve marciale taekwondo, bën të ditur agjencia e lajmeve “ITAR-TASS”.
Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, Putin ka marrë gradën e nëntë të brezit të zi nga Choue Chung Won, president i Federatës Botërore të Taekwondosë.
Presidenti rus ka eklipsuar në këtë mënyrë ekspertin dhe aktorin e arteve marciale, Chuck Norris, që ka gradën e tetë të brezit të zi në disiplinën luftarake.
Cindy Crawford, 47-vjeçarja që pozon “topless”
Është një nga ikonat e industrisë së modës pas një karriere 30-vjeçare, por duket se Cindy Crawford ka ende shumë për të dhënë.
Në setin fotografik më të fundit, 47-vjeçarja ka treguar format fantastike duke pozuar “topless”, por e mbuluar nga këndi i aparatit fotografik dhe një mbulesë pikniku e vendosur aty ku duhet.
Selena Gomez, seksi në filmin e saj të ri
Selena Gomez duket se e ka lënë pas periudhën kur ishte ylli i Disney dhe një idhull për adoleshentët dhe tashmë shfaqet si një ikonë seksi. Pasi pozoi pak kohë më parë për revistën “Flunt” me të brendshme, 21-vjeçarja shfaqet mjaft seksi edhe në filmin e saj të fundit.
Gomez tregon gjithë sensualitetin e saj në një skenë me aktorin 28-vjeçar Shiloh Fernandez, duke nxjerrë në pah tashmë vajzën e “keqe”, dhe jo atë të “pafajshmen” me të cilën ishin mësuar fansat e vet.