Kroes nuk ka nevojë për "photo-shop"

Postuar në 14 Nëntor, 2013 14:24

Në një intervistë të publikuar në një revistë rozë në muajin Tetor, Doutzen Kroes shfaqte keqardhjen për rolin që luan ajo dhe vajza të tjera si ajo në tjetërsimin e imazhit që shumë adoleshente kanë për veten. 

Ajo deklaroi atëherë se sfilatat e modës dhe imazhet e supermodeleve po krijojnë një imazh të rremë të bukurisë, pasi këto imazhe përpunohen dhe se vajzat e përfshira në këtë biznes nuk janë kurrë aq të bukura saç duken në fotot e publikuara.

Megjithatë, duke parë linjat perfekte të 28-vjeçares holandeze në mbrëmjen e "Victoria's Secret" në Manhatan, duket e vështirë që "photo-shop" të luajë ndonjë rol vendimtar në bukurinë e saj.

Nëna e një djali 2-vjeçar, Kroes ka një fizik të admirueshëm, të cilin e përdori gjatë mbrëmjes për të veshur disa prej modeleve më provokuese të linjës së famshme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.