Spears: Turi botëror është rraskapitës

Britney Spears do të nisë një seri spektaklesh në Las Vegas nga data 27 dhjetor dhe ka shpjeguar se diçka e tillë është shumë më e lehtë sesa një tur botëror, pasi udhëtimet e turit të rraskapisin.
“Kur je në tur, fiziku e ndjen shumë. Tani që shoh pas, nuk e kuptoj si e kam përballuar. Mendoj se të japësh koncerte në të njëjtin vend është fantastike dhe Las Vegasi është një vend ku kënaqesh”, deklaroi këngëtarja e famshme për revistën ‘Vegas Player’.
31-vjeçarja foli edhe për hapat e para të karrierës, vite që i përcaktoi si “surreale”.
“Ishte si një ëndërr. Vija nga një qytet i vogël dhe nuk kisha pritshmëri të mëdha. Kur ndodhi, nuk e besoja dot. Madje, as nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ishte spektakolare”, tha Spears.
Add new comment