Princi William këndon me Bon Jovin

Postuar në 27 Nëntor, 2013 11:00

Princi William në versionin rock. Mbrëmjen e së martës, gjatë një koncerti bamirësie të zhvilluar në Kensigton Palace, Princi William ka kënduar së bashku me këngëtarin Bon Jovi duke treguar talentin e tij muzikor.

Këtij dueti të improvizuar i është bashkuar edhe këngëtarja e muzikës “country” Taylor Swift. Kënga e kënduar nga kjo treshe ishte e famshmja ‘Livin’ On A Prayer’.Në këtë mbrëmje nuk ishte e pranishme Kate Middleton.

Mbrëmja u organizua për të mbledhur fonde që do të shkojnë për shoqatën Centrepoint që ndihmon të pastrehët. President i kësaj shoqate është pikërisht Princi William.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu pasi bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme”, tha Bon Jovi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.