“Ose mua, ose Tonin”

“Ose mua, ose Tonin”. Ky ka qenë reagimi i manjatit të mediave, Rupert Murdok ndaj bashkëshortes së tij Uendi Deng, 40 vjet më e re, në momentin kur ka mësuar për lidhjen e saj me ish-kryeministrin britanik, Toni Bler. Zërat për një marrëdhënie të fshehtë mes Toni Bler dhe gruas së dytë të Murdok qarkullonin prej kohësh. Por së fundmi këto zëra janë përforcuar nga lajmi i përhapur se që të dy ata kishin fjetur tre herë në shtëpinë e Murdok dhe ky i fundit s’kishte kuptuar asgjë.
Vetë Bler dhe Uendi mohojnë të kenë lidhje intime së bashku. Por tabloidi britanik “Mail on Sunday”, publikoi të tjera “fakte”, sipas saj, që tregojnë krejt të kundërtën. Njëra prej tyre ishte një shënim i Uendit ku ajo pranonte “se i kishte rënë në kokë” ish-kryeministri laburist.
Një tjetër provë sipas mediave britanike është edhe prishja e beftë e miqësisë mes Rupert dhe Bler. Sipas tyre, pak ditë para ndarjes zyrtare, Murdok kishte ftuar ish-kryemininstrin britanik në një takim mediatik në Shtetet e Bashkuara, por më vonë, po me kërkesë të tij kishte kërkuar heqjen nga lista e të ftuarve të tij.
Kur Murdok e zbuloi, shkruan “Mail”, i kërkoi bashkëshortes së tij të dytë të zgjidhte “ose atë, ose Tonin”. Nuk dihet përgjigjja e kthyer prej saj, por ajo që dihet është një divorc i bujshëm.
Murdok u njoh me Uendin gjatë një udhëtimi pune në Hong-Kong disa vite më parë dhe zgjodhi të martohej menjëherë me të, pavarësisht se kishte vetëm pak ditë që ishte ndarë nga bashkëshortja e tij e parë.
Add new comment