Robin Williams në rolin e Eisenhower

Së shpejti në kinema del filmi “The Butler” (Maxhordomi) i regjisorit Lee Daniels. Në qendër të filmit është një maxhordom me ngjyrë që shërbeu për 30 vjet me radhë në Shtëpinë e Bardhë.
Maxhordomi që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1957 deri në vitin 1986, në ato kohë kur ishte ende tabu zgjedhja e një presidenti jo të bardhë, do të interpretohet nga Forest Withaker.
Filmi bazohet në rrëfimin e maxhordomit dhë këndvështrimin e tij për ndryshimet më të mëdha të shoqërisë amerikane, nëpër presidenca të ndryshme.
Mes presidentëve është edhe Dwight Eisenhower, që do të interpretohet nga Robin Williams. Por Williams nuk është i vetmi emër i madh që merr pjesë në kastën e këtij filmi, ndër të tjerë janë Oprah Winfrey, John Cusack, Jane Fonda, Cuba Gooding Jr., Terrence Howard, Lenny Kravitz, James Marsden, David Oyelowo, Vanessa Redgrave, Alan Rickman, Live Schreiber, Alex Pettyfer dhe Mariah Carey.
Add new comment