Tony Blair, shkaktari i divorcit të Rupert Murdoch?

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 14:52

Tony Blair mund të jetë shkaktari i divorcit të manjatit të mediave, Rupert Murdoch.

Daily Mail bën me dije se dyshohet që ish-kryeministri britanik, të ketë pasur një marrëdhënie intime me ish-bashkëshorten e Murdoch, Wendi Deng.

Sipas Daily Mail, Deng e kishte pranuar para Murdoch se kishte një tërheqje të madhe për Blair, dhe ai i ka kërkuar që të zgjedhë pikërisht mes tij dhe ish-kryeministrit britanik.

Kjo gjë më pas çoi në divorcin e tyre.

Daily Mail thotë se 60-vjeçari Blair, që tashmë është edhe këshilltar i qeverisë shqiptare, ka shkuar disa herë në shtëpinë e Murdoch për të takuar 44-vjeçaren Deng, kur në shtëpi nuk ka qenë prezent manjati i mediave.

Megjithatë, nga familja e Blair i kanë mohuar kategorikisht këto zëra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.