Obama: Nuk më lejohet të përdor një iPhone!

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 03:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka pranuar se i është ndaluar përdorimi i telefonit iPhone për “arsye sigurie”, por gjithsesi stafi i tij, i ka lejuar përdorimin e një iPad.

Për shkak se iPhone nuk ka nivelin e duhur të sigurisë, Presidenti përdorte vetëm Black Berry. Në dhjetor të vitit 2012 ai është fotografuar duke përdorur modelin Black Berry Bold 9900.

Obama luftoi për të mbajtur telefonin e tij “BlackBerry”, pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2009. Ai tha se vetëm dhjetë persona e kishin adresën e tij personale të e-mail-it.

Obama e bëri deklaratën para një grupi të rinjsh në Shtëpinë e Bardhë gjatë prezantimit para të tyre të ligjit për kujdesin shëndetësor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.