Time: Papa Francesku, njeriu i vitit!

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 13:12

Papa Francesku zgjidhet njeriu i vitit per 2013-n nga prestigjozja Time. Revista ka publikuar ne kopertine foton e Papes, i cili ne nje kohe te shkurter arriti te fitoje simpatine e te gjitheve.

Time tha sot se kryeprifti i ri, ish arkipeshkv i Buenos Ajres, Jorge Mario Bergoglio, ka riformatuar imazhin e Kishës Katolike në nëntë muajt që është zgjedhur në këtë post si papa i 266-të.

Revista thotë se ai e mori emrin Françesk, nga shenjtori i përulur i Azisit dhe më pas bëri thirrje për një kishë të shërimit për masat që përballen me sëmundje, varfëri dhe trazira në jetët e tyre. Time tha se papa “është gati të transformojë” Vatikanin, që e përshkruan si “një vend ku ndryshimet duan shekuj.”

Revista thotë se Papa, i cili festoon 77 vjetorin javën e ardhshme, ka paraqitur një fytyrë më të afrueshme për kishën. Revista thekson se Papa Françesku ka thënë se “nuk është e nevojshme të flitet ” shpesh rreth çështjeve sociale përçarëse që shesh kanë dominuar prononcimet publike të paraardhësve të tij.

Me zgjedhjen e papës si Njeriu i Vitit, Time ka kërkuar për 86 vjetë të zgjedh njeriun më me ndikim të vitit, ose disa here një lëvizje që ka dominuar ngjarjet e vitit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.