Dennis Rodman shkon për herë të tretë në Korenë e Veriut

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:39

Basketbollisti amerikan, Dennis Rodman, është nisur për në Korenë e Veriut për një vizitë pesëditore, ku do të stërvitë ekipin kombëtar të basketbollit.

Më herët, Rodman pati deklaruar se vizitat e tij janë një diplomaci e basketbollit, ndërkohë që e ka quajtur liderin Kim Jong- un, “mik për jetë”.

Sipas BBC, Departamenti i Shtetit ka deklaruar se Rodman nuk përfaqëson qeverinë amerikane në këtë udhëtim.

Vizita e tij vjen pasi diktatori i ri ka ekzekutuar burrin e hallës.

Analistët thonë se vrasja e Chang Song- thaek është tronditja më e madhe në skenën politike të këtij vendi që kur Kim mori pushtetin dy vjet më parë.

Por duke folur për gazetarët në Pekin, përpara se të nisej për në Korenë e Veriut, Rodman tha se nuk ka lidhje me politikën.

“Dua të them se çfarëdo gjëje që ka bërë burri i hallës së tij, unë nuk kam kontroll mbi të. Këto janë gjëra që ndodhin prej vitesh aty,” tha ai.

“Thjesht po shkoj për të luajtur basketboll dhe për t’ia kaluar mirë,” shtoi ai.

Organizatorët thonë se Rodman do të mundësojë një miqësore mes Koresë së Veriut dhe një grupi ish- lojtarësh të NBA më 8 janar, për të kremtuar ditëlindjen e Kim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.