Rikthimi i Ali G në ekranin e madh

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:30

Sacha Baron Cohen do të interpretojë sërish rolin e Ali G dhe xhirimet për filmin e ri kanë nisur tashmë. 

Aktori 42-vjeçar është parë në Los Angeles duke xhiruar një skenë në pishinë, i rrethuar nga vajza të bukura me bikini.Filmi i parë ‘Ali G Indahouse’ është shfaqur në vitin 2002 dhe më pas ky personazh është parë në shumë seriale duke u bërë shumë i dashur për publikun. Në vitin 2007, Sacha Baron Cohen pati thënë se personazhi Ali G kishte “dalë në pension”.

“Më duket sikur po ndahem përgjithmonë nga një person i dashur, por duhet ta bëj për të mirën e karrrierës”, deklaronte 42-vjeçari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.