Stiller: Bota virtuale po na ndan
“Nevoja për të gjetur një kontakt me veten dhe me të tjerët është e vështirë të plotësohet në ditët e sotme, duke pasur parasysh të gjitha rrjetet virtuale që po na ndajnë”.
Është ky opinioni i aktorit dhe regjisorit Ben Stiller, i cili e trajton temën e botës virtuale në filmin e tij “Jeta sekrete e Walter Mitty”, i frymëzuar nga tregimi i shkurtër i James Thurber. Tregimi, i shkruar në vitin 1939, kishte frymëzuar komedinë e vitit 1947, “Endrra të ndaluara”, me aktorin Danny Kaye.
Në versionin e ri, ku interpretojnë edhe emra të tjerë të njohur si Sean Penn, Stiller interpreton Walter, përgjegjës prej 20 vjetësh i fotove të revistës historike “Life”.
Jeta e tij është gjithmonë njësoj, e pasur me ëndrra me sy hapur ku ai jeton aventurat që i mungojnë në jetën reale.
Situata ndryshon kur humbja e një filmi të fotografit të madh Sean O’Connell (Sean Penn) që do të përdoret për kopertinën e numrit të fundit të revistës, e shtyn të kalojë nga njëri rrezik tek tjetri.
Në ditët e fundit kasti i aktorëve të filmit ka qenë në Romë, për të promovuar daljen e tij në kinematë italiane më 19 dhjetor.
Add new comment