Keith Richards, ujku 70-vjeçar i rock-ut

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:32

Keith Richards mbush 70 vjeç. E vërteta është se as ai vetë nuk besonte se do të arrinte deri në këtë ditë.

Rasti i tij konsiderohet një mrekulli e gjenetikës dhe askush nuk mund të harrojë batutën e tij për gjendjen shëndetësore: “Të gjithë mjekët që më kanë kuruar më kanë thënë se, nëse nuk do të kisha ndryshuar stilin e jetesës do të kisha vdekur. Për fat të keq, këta mjekë kanë vdekur para meje”. Gjithësesi, për më shumë se një arsye, Keith Richards është një simbol i rock’n’roll-it. Ai i përket brezit të atyre muzikantëve anglezë që ka hedhur rrënjë të thella në gjininë rock.

Duke u nisur nga pasioni për rrymën blues, tingujt e xhazit dhe muzikën e zezë, Richard ka shpikur atë ndërthurje magjike të kitarave që në gjuhën teknike njihet me termin “weaving” dhe që me mikun e tij Ronnie Wood arriti majat e sofistikimit.

Por Richard është edhe krijues i disa prej riff-eve më të famshme të historisë si: “Satisfaction”, “Jumpin’ Jack Flash”, etj.

Për “Satisfaction” ka edhe një legjendë: e inçizoi në një kasetë, e zuri gjumi dhe të nesërmen kur u zgjua po e dëgjonte pa e mbajtur mend se e kishte luajtur me kitarën e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.