“Mësuesja e vitit”, 38 vjet burg pse bëri seks me nxënësin

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 09:25

Një mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dënua me 38 vjet burg pasi akuzohej se kishte bërë seks me një nxënës 12- vjeçar.

Ethel Anderson, 31 vjeç, e martuar dhe me fëmijë, u burgos në Tampa, Florida.

Gjykatësi i tha se ajo ishte ‘makthi i prindërve’.

Ai shtoi se mësuesja kishte manipuluar prindërit e djaloshit, duke i bindur se ai ishte në duar të sigurta, ndërkohë që bënte seks me të.

Mësuesja i ka mohuar akuzat, por nxënësi i saj ka treguar se si në leksionet pas shkollës, ajo e puthte dhe i bënte seks oral në shtëpinë e saj.

“Ndjehesha sikur ajo ishte e dashura ime. E doja dhe ajo më thoshte se isha i dashuri i saj dhe se më donte”.

Afera mendohet se zgjati deri në pesë javë.

Anderson, që dikur ishte shpallur ‘mësuesja e vitit’, i tha gjykatës se ajo nuk është një rrezik për shoqërinë.

Por nëna e djalit nuk tregoi asnjë shenjë falje.

“Ai e humbi pafajësinë e tij përgjithmonë,” tha nëna e tij.

Mësuesja qau kur dëgjonte dëshmitë dhe më pas kur u dha vendimi.

Kur u përball me 230 faqe me mesazhe me natyrë seksuale që i kishte dërguar atij, ajo tha se ishte një terapi seksuale për një nxënës me probleme.

Prindërit e djaloshit nisën të kishin dyshime për lidhjen e tij.

Ata njoftuan policinë dhe ata i vendosën atij një përgjues.

Gjatë një bisede, mësuesja pranoi se kishte bërë seks oral me nxënësin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.