“Ja pse puthja ishte aq pasionante”

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:09

Natalie Portman ka zbuluar sekretin pas skenës së puthjes pasionante mes personazhit të saj dhe aktorit Chris Hemsworth në fund të filmit ‘Thor: The Dark World’.

32-vjeçarja luan rolin e shkencëtares Jane Foster në këtë film, ndërsa Hemsworth është protagonisti kryesor në rolin e superheroit Thor dhe njëkohësisht i dashuri i personazhit që interpreton Portman.Sipas ‘New York Daily News’, skena e puthjes është xhiruar pasi filmi kishte përfunduar dhe në këtë skenë nuk ka qenë e pranishme Natalie Portman, por gruaja e Hemsworth.

“Chris ishte në Hong Kong dhe unë nuk mund të shkoja atje pasi po xhiroja një tjetër film. Kështu që regjisori vendosi të më zëvendësonte me bashkëshorten e Chris-it, Elsa Pataky-n. I vunë një parruke dhe i veshën kostumin tim. Për këtë arsye ajo puthje është aq pasionante. Ishte vërtet një zgjidhje perfekte”, shpjegon Portman.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.