Karlie shkëlqen në Karaibe
Një prej modeleve që po ngjit më shpejt shkallët drejt olimpit të famës, Karlie Kloss tregoi format e saj të shkëlqyera që nga ishulli i St. Barthsit, në Karaibe.
21-vjeçarja, një prej vajzave të "Victoria's Secret", gërshetoi punën me argëtimin, ndërsa u fotografua në plazhet e kristalta të ishullit, për llogari të një reviste mode.E veshur në një mënyrë sportive dhe seksi njëkohësisht, Kloss renditet tashmë prej "Vogue" si një prej dhjetë modeleve më të suksesshme dhe të pëlqyera të momentit.
Add new comment