Victoria: Unë dhe David, krenarë për njëri-tjetrin
Kanë 14 vite martesë dhe lidhja e tyre duket se është më e fortë se kurrë. Bëhet fjalë për çiftin Beckham, të cilët kanë 3 djem dhe 1 vajzë me njëri-tjetrin.
Në një intervistë për revistën ‘Paris Vogue’, Victoria Beckham tregon sekretin e jetëgjatësisë së martesës me ish-futbollistin David Beckham.“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Marrëdhënia jonë ka pasur ulje-ngritjet e saj, por jemi krenarë për njëri-tjetrin. Unë dhe fëmijët jemi shumë krenarë për suksesin që ka patur në karrierën e tij David”, tha ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls.
Në kopertinën e revistës, Vic dhe David shfaqen në një pozë romantike në profil.
Add new comment